Sport

Sulmuesi i Paris Saint-Germain Mbappé shërohet nga koronavirusi

21 Vjeçari Kylian Mbappé kthehet në dispozicion të trajnerit Thomas Thuchel. Dy javë pasi ishte testuar pozitiv me Koronavirusin, sulmuesi i Paris Saint-Germain është shëruar plotësisht dhe duket në gjendje për të dhënë kontributin e tij të dielën, ndaj Nice, në kuadër të javës së katërt të Ligue 1. Megjithatë trajneri tha se gjendja e tij do të jetë nën vëzhgim.