Aktualitet

22 qytetarë të infektuar me COVID, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit!

22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera.

12 qytetarë janë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Lushnje, Himarë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 210 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,804 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 21 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       454

Testime totale                   2,016,432

Raste pozitive                      332,611

Raste të shëruara                  328,806

Raste Aktive                             210

Humbje jete                              3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    167

Gjirokastër                11

Fier                           9

Vlorë                         7

Lezhë.                        6

Berat.                        4

Durrës.                      2

Shkodër                 2

Korçë.                       2