Celebrities Showbiz

25 vite Top Albania Radio, Klea Huta dhe Elgit Doda urojnë radion më të famshme në të gjithë shqiptarinë!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Të ftuar këtë mbrëmje të veçantë, ishin Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata uruan Top Albania Radio-n për këtë 25-vjetor, teksa e cilësuan si radion më të famshme të trevave shqipfolëse.

Jemi shumë të lumtur që jemi sot këtu që të festojmë nje çerekshekulli të radios më të famshme në të gjithë shqiptarinë dhe trevat shqipfolëse.

Elgit Doda, artist pjesë e The Top List me jo një, por disa hite, falenderon publikun që e voton.

Për një artist që të jetë në Top Lista, më perfekt nuk ka. Falenderoj publikun dhe Top Albania Radio.