Botë e Çuditshme Love & Sex

27-vjeçarja martohet me babanë e ish-të dashurit: “I vetmi me të cilin kam bërë seks…”!

Syndey Dean është një 27-vjeçare, e cila vendosi të publikojë historinë e saj të dashurisë, për të dhënë mesazhin se duhet t’i jepet fund paragjykimeve për çiftet që kanë diferencë të madhe në moshë. 27-vjeçarja nga Ohio, SHBA ka një lidhje dashurie më një burrë 51-vjeçar. 51-vjeçari është baba i ish-partnerit të së resë. Sydney u takua me Paul, kur ishte vetëm 16 vjeçe ndërsa ishte në një lidhje dashurie me djalin e tij. Kur dy të rinjtë u ndanë, Sidney vazhdonte të shkonte në shtëpinë e ish-partnerit të saj, ku kalonte kohë me të dhe familjen e tij.

Ndjenjat e saj dita-ditës filluan të ndryshonin ndaj Paulit, babait të ish-partnerit të saj dhe miqësia shpejt ia la vendin romancës. Pavarësisht reagimeve të forta të familjarëve dhe miqve, çifti ‘kapërceu’ të gjitha pengesat dhe në vitin 2016 u martua. Ajo u shpreh për “Daily Mail” se:

Ai është i vetmi person me të cilin kam bërë seks dhe është më i miri. 

Ajo pranon se lidhja e saj me të shoqin nuk është një marrëdhënie romantike tradicionale, por këmbëngul se nuk mund të ishte më mirë.

Nuk e prisja të dashurohesha me Paulin pasi u takuam, por jam shumë e lumtur që kam rënë në dashuri me të.

Ndoshta nuk e dinit më parë, por sa vite diferencë ka një çift është një faktor përcaktues për suksesin e tyre në një lidhje. Sipas qendrave kërkimore në Amerikë, në Universitetin Emory, mosha dhe diferenca që mund të kenë çiftet, mund të përcaktojë në një shkallë mjaft të besueshme përqindjet e suksesit që do të ketë raporti i tyre.

Thënë kjo, sipas disa studiuesve, ekziston edhe një formulë e saktë matematikore që tregon se cili është ndryshimi ideal mes çifteve, me një provë prej 3000 pjesëmarrësish. Rezultatet treguan se sa më e madh të jetë diferenca e moshës, aq më pak qëndrojnë së bashku.