Love & Sex

Si të gjeni të duhurin para moshës 30-vjeç…

A e kishit imagjinuar ndonjëherë se matematika mund t’ju ndihmojë në lidhje me dashurinë? Matemacienti Hannah Fry tregon se si të zgjidhni partnerin e jetës me një formulë të veçantë. Ky është në fakt një sekret për të takuar njeriun e zemrës përpara të 30-ve.

Shumë njerëz sillen në të njëjtën mënyrë. 34% e njerëzve presin shumë për të dhuruar puthjen e parë. Sipas “formulës matematikore”, duhet të ketë një teori: Ajo e ndalimit, pra duhet të gjeni kohën e duhur për të vepruar në mënyrë që të arrini rezultate të mira. Mos u nxitoni!

Personaliteti i personit me të cilin dilni mund të analizohet në bazë të përpikmërisë së tyre. Njerëzit që janë korrekt dhe vijnë në takime në orar janë të këndshëm. Ata mendojnë për të tjerët dhe ndjekin një plan të qartë. Ndërsa ata që vijnë më herët janë më emocional.

Ju gjithashtuduhet t’i kushtoni vëmendje këpucëve të partnerit tuaj. Sipas hulumtimeve, këpucët mund të tregojnë shumë për një person dhe personalitetin e tyre. Njerëzit që veshin këpucë të rehatshme janë optimistë dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ndërsa ata që preferojnë çizmet deri në kyçin e këmbës kanë frikë nga ndryshimet dhe mund të tregojnë agresion.

Ndërkaq, një nga mënyrat më të mira për ‘ta bërë’ dikë të mendojë më shpesh për ju, është të ndani disa detaje nga jeta juaj private me atë person. Nëse një person vazhdon të mendojë për ju në një mënyrë pozitive, lehtë mund edhe të dashurohet. Siç thekson portali Your Tango, duke ndarë të dhënat personale, ju do të bëni që një person i caktuar të mendojë në mënyrë të pandërgjegjshme për ju. Edhe kur tregoni vetëm historinë tuaj dhe ai person nuk përgjigjet me disa shembuj dhe detaje nga jeta e tij, kjo mund të ketë një efekt të fuqishëm në subkoshiencë, sepse mënyra se si nënndërgjegjja e atij personi ju sheh, është çelësi për ta bërë të bjerë në dashuri.