Bota Botë e Çuditshme

Gjyshja e detyroi të pijë uiski, ndërron jetë 4-vjeçarja!

Një vajzë 4-vjeçare në Baton Rouge, Luiziana, ka ndërruar jetë pasi gjyshja e detyroi të pinte uiski. Përmbajtja e alkoolit në gjak tek vajza ishte 0,680%, një “dozë vdekjeprurëse”, sipas urdhër-arrestit. Një nivel prej 0,25% mund të shkaktojë helmim nga alkooli dhe çdo gjë më e lartë se 0,40% mund të çojë në koma ose vdekje, sipas një grafiku të Universitetit të Notre Dame.

Roxanne Record, 53 vjeçe dhe nëna e vajzës, Kadjah Record, 28-vjeçe, u burgosën për vrasje të shkallës së parë, sipas të dhënave të të burgosurve. Sipas burimeve ato u zemëruan me vajzën sepse ajo kishte pirë nga një shishe Canadian Mist që ishte në një banak.

Më pas, gjyshja e detyroi vajzën të konsumonte pjesën e mbetur të shishes, e cila ndoshta ishte e mbushur mbi gjysmën. Nëna ka qenë e pranishme dhe nuk ka tentuar të ndërhyjë, sipas policisë. Kadjah Record nuk kërkoi ndihmë mjekësore për vajzën e saj derisa ajo pushoi së marrë frymë.