Aktualitet

535 kg kanabis në total, vijon operacioni “Restart”, arrestohen dhe dy persona

Policia ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Restart”, i cili ka nisur shtatë muaj më parë.

Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit L. H., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe Z. S., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll. Këta persona tentuan të trafikonin drejt Greqisë, 42 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në kuadër të këtij operacioni, deri tani janë sekuestruar 535, 5 kilogramë kanabis sativa.

“Finalizohet faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./A2