Rajoni

8 Marsi, protestë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave!

Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara”, Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, protestoi në Prishtinë, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë. Protesta nisi para Pallatit të Drejtësisë e marshimi i pjesëmarrësve vijoi në sheshin Zahir Pajaziti.  Manifestime të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, po më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Të pranishmit kërkuan dënime maksimale për vrasësit, dhunuesit e ngacmuesit e grave, si edhe më shumë siguri për to në mjediset publike e private. Elvedina Hajdari, dikur viktimë e dhunës në familje, bëri të ditur se  “në protestë se është në kërkim të drejtësisë për gratë”. Institucionet e drejtësisë, shpesh i bën bashkëfajtorë në dhunën që ushtrohet ndaj grave.

Si e mbijetuar e dhunës në familje, prej që e kam raportuar rastin më 2021, po bëhen dy vjet që unë luftoj për drejtësi dhe të drejtat e mia. Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga policia, prokuria dhe gjykata.

Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u thanë sot mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit në vend raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

Rrjeti i Grave të Kosovës saktësoi se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç. Kodi Penal përcakton dënime nga dy deri në 15 vjet burg për dhunë e të tjera sulme seksuale.

Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Në disa raste, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, si edhe baballarët e djemtë.