Aktualitet Bota

A do të ndikojë zgjedhja e ekstremit të djathtë në Itali në jetën e shqiptarëve?/Ja rezultatet e sondazhit të TAR!

Rezultatet e së djelës në Itali erdhën në një kohë kur edhe parti të tjera të ekstremit të djathtë kanë shënuar progress në Europa së fundi, përfshirë këtu ngritjen e partisë kundër emigracionit në Suedi, Demokratët Suedezë – një forcë politike kjo me rrënjë-neonaziste.

Georgia Meloni e drejtoi fushatën e saj zgjedhore me sloganin populist “Italia dhe populli Italian, në radhë të parë!” Kryetarja e partisë radikale Fratelli d’Italia preku pika nevralgjike të votuesve duke apeluar për më shumë përfitime familjare, më pak burokraci europiane, taksa më të ulëta dhe frenim të emigracionit.

Në një kohë krize si kjo që po përjeton Europa e Italia bashkë me të, fjalë të tilla ishin muzikë për veshët e italianëve të thjeshtë. Ndjekësit e saj besojnë me forcë se vendi tashmë është në një pikë kthese në favor të punonjësve, studentëve biznesit.

Në lidhje me këto zhvillime në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A do të ndikojë zgjedhja e ekstremit të djathtë në Itali në jetën e shqiptarëve?” dhe rezultatet e sondazhit janë si më poshtë:

 

Por për shkak të zhvillimeve aktuale në vendin tonë sondazhi i ri ka shtruar pyetjen nëse mendoni se drafti i qeverisë për amnistinë fiskale (legalizimin e parave) duhet rishikuar. Për të votuar mund të klikoni këtu.