Film & Tv

A e rrëzon Hënën “Moonfall”?

Regjisori gjerman Roland Emmerich, mjeshtër i filmit shumë të kushtueshëm të kategorisë katastrofë me “Independance Day” (1996) ose “The Day After” (2004), vazhdon punën me këmbëngulje me “Moonfall”, me aktoren Halle Berry, e cila nuk humbet asnjë shkrepje aparati fotografik.

Larg ironisë, “Don’t Look Up” i Adam McKay-t, i transmetuar në Netflix në mes të dhjetorit dhe që nxiti debate rreth mohimit të ndryshimeve klimatike, “Moonfall”, i cili doli në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten, pra një ditë më parë dhe të Francës, të mërkurën, tregon fjalë për fjalë historinë e një ish-astronauteje që punon në NASA, rol i interpretuar nga Halle Berry. Ajo i hyn një misioni të pamundur për të shpëtuar Tokën, e rrezikuar të asgjësohet nga… rënia e Hënës.

Dy aleatët e saj të vetëm në këtë mision vetëvrasës janë: një astronaut që e ka njohur në të kaluarën (Patrick Wilson) dhe një ndjekës i teorisë konspirative (John Bradley, Samwell Tarly në “Game of Thrones”).

Filmi me kohëzgjatje 2 orë e 4 minuta lidh natyrshëm imazhet, që nga grupi i vogël i amerikanëve që duhet të shpëtojnë botën, te mësimet mbi çiftin që ribashkohet, duke marrë parasysh afrimin e katastrofës dhe lavdërimet e vlerave të familjes kur gjithçka tjetër shembet. Jo ndonjë gjë e re në këtë pikë në krahasim me filma si “Twister” (1996) ose “San Andreas” (2015).

“Moonfall” rreshton kontigjentin e tij të gjeneralëve me fytyra të palexueshme me një ide fikse: të zhdukin kërcënimin – këtu Hënën – me anë të raketave të mëdha, si një tjetër fragment detyrimisht i pranishëm në filma të kategorisë katastrofë.

Vetëm imazhi i qenit që i mbijetoi apokalipsit – duke i shpëtuar llavës te “Le pic de Dante” apo “ Volcano”, asteroidëve në “Armageddon” , alienëve në “Independance Day” apo tornadove në “Twister” – iu kursye spektatorëve të“Moonfall”, i cili shmang mikun më të mirë të njeriut.