Showbiz

A është divorci i Cardi B dhe Offset një strategji marketingu?!

Cardi B nuk pret që të ketë paparaci dhe thashetheme për jetën sepse del vetë dhe e sqaron punën pa ja kërkuar askush!

Në një dalje live në Instagram, reperja e famshme ka folur sërish në lidhje me kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, e së shpejti ish-i, Offset.

Ajo i qetësoi fansat duke thënë se ndihej mirë dhe nuk kishte lëshuar asnjë pikë loti, në lidhje me divorcin e shumëpërfolur.

Divorci nuk ka të bëjë me ç’ka ka ndodhur në të shkuarën. Gjithashtu s’ka të bëjë me zërat që thonë se është një truk marketingu ka sqaruar ylli i “WAP” për fansat e saj dhe portalet që shkruajnë çdo ditë për të.

“Gjithçka është reale kjo është jeta ime dhe unë nuk po fsheh asgjë” -përfundoi ajo