Celebrities Gossip Showbiz

“A të paragjykojnë që bën pushime pa djalin?” Afërdita Dreshaj jep përgjigjen e sinqertë!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, siç ka bërë dhe së fundmi me anë të disa Instastory-ve që na ka emocionuar me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na ka treguar se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqet duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.

Mirëpo, padyshim te ndjekësit lind pyetja se si mund të niset Afërdita në një udhëtim pa djalin e saj duke nisur kështu paragjykimet. E në një ‘Ask’ të bërë pak më parë, modelen e kanë pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar lidhur me këtë fakt.

Atëhere le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja si çift. Falenderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr një energji për të qenë prindër edhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë ‘fëmija’ e vetmja gjë e përbashkët. Nga dashuria ka ardhur fëmija.

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

Me anë të një ‘bisede online’ ku Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të disa prej tyre, ajo ka treguar pak nga planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen. Teksa, është pyetur nëse po planifikon të ketë një fëmijë tjetër, ajo ka drejtuar kamerën nga djali i saj, Sky i cili po luante me të atin në ato momente dhe e pyet se sa motra apo vëllezër dëshiron ketë.