Celebrities Gossip Showbiz

Shënjestra e rradhës për Luiz Ejllin ishte Krist Aliaj, ja si kanë përfunduar ish-banorët e “BBV2”!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e djeshme ndjekësit kanë kuptuar se disa ndryshime kanë ndodhur në Instagramin e Luizit. Është kuptuar se Luizi ka hequr nga ndjekësit në Instagram çiftin Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn edhe pse ata ende e ndjekin Luizin.  Ama pas këtij veprimi duket se Luizi ka në plan të heqë nga Instagrami edhe një tjetër personazh, e cila duket se është Efi Dhedhes.  Gjithashtu ka hequr nga Instagrami Luizin, duke u treguar më e shkathët. Gjithashtu ka hequr nga Instagrami Luizin, duke u treguar më e shkathët.

Duket se i piketuari i rradhës nga Luizi për tu hequr nga Instagrami është Krist Aliaj. Edhe pse brenda shtëpisë së “BBV2” kishin disa konflikte, por pas mbarimit të saj ata rregulluan miqësinë e tyre, por duket se nuk ka vazhduar kështu. Tashmë ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Dita e sotme ka bërë sërish lëmsh fansat pasi Luizi di si t’ju prekë pikën e dobët të gjithë ndjekësve të tij. Këngëtari ka publikuar një fotografi, teksa shihet duke mbështetur kokën tek një bark i rrumbullakosur, që duket qartë që është një femër shtatzënë.