Celebrities Gossip Showbiz

“U dërgon foto të organit gjenital…”, ja si i ‘tremb’ Krist Aliaj komentuesit!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Këtë sezon Kristi është pjesë e rubrikës ‘Trotuar’ tek “E Diell” e ditën e djeshme ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Kjo pasi duke debatuar rreth komenteve negative të ndjekësve, Ronaldo Sharka  ka treguar se Kristi përdor një metodë ndryshe ndaj personave që i dërgojnë mesazhe negative e kjo është se u dërgon foto të organit gjenital.

Është vetëm një person që ka zbuluar formulën se si parandalohen këto mesazhe urrejtjeje. Ky është Kristi Dragot Aliaj, i cili u dërgon foto të organit gjenital. Të betohem, ma ka dërguar vetë mua, dhe më pas ata frikësohen dhe nuk i shkruajnë më. Është fakt, ma ka treguar vetë, jo foton por metodën që përdor…

Së fundmi Kristi ka ripostuar një video nga një fanpage i Luiz Ejllit, e cila është një video e Kristit dhe Luizit brenda shtëpisë së “BBV2” teksa këndonin këngën e Sabianit, “Tullaci”. Në ripostimin e tij Kristi ka habitur me fjalët teksa ka shkruar se pavarësisht se ishte absurde është argëtuar shumë në “BBV2”.