Celebrities Gossip Showbiz

Adele vendos që t’i japë mikut të saj këshillën më të vlefshme edhe pse ajo…

Pavarësisht se Adele u divorcua ajo përsëri nuk ‘ia ka mbyllur derën e martesës’. Këtë e ka vërtetuar me veprimin e saj të fundit. Të dy muzikantët ishin duke zhvilluar një bisedë në “SiriusXM Hits 1”. Mayer zgjodhi që ta pyeste këngëtaren e njohur të hitit më të ri dhe shumë të suksesshëm “Easy on Me” nëse ai duhet të martohej apo jo.

Adele zgjodhi që të jepte mendimin e saj të sinqertë në lidhje me këtë temë pavarësisht problemenve të sa me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ku divorci i tyre u finalizua këtë mars. Ndryshe nga sa e prisnim ajo e ka inkurajuar shokun e saj duke i thënë se:

Oh, po. Duhet të martohesh. Po. Mendoj se martesa është një gjë vërtet e pabesueshme. E di që disa njerëz ndoshta mendojnë se unë nuk do ta thoja një gjë të tillë që pasi hoqa dorë nga ajo. Por po, mendoj se duhet të martohesh.

Ylli e bëri të qartë se megjithëse nuk ishte plotësisht e sigurt se nga vinte miratimi i saj i martesës, ajo nuk e kishte pasur idenë që martesa e saj do të prishej nga divorci.

Nuk mund të them vërtet pse, por jam padyshim e hapur për martesë përsëri. Unë patjetër që jam pro. Ndjenja që pata, kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Fatkeqësisht, nuk funksionoi. Por, e dini, më mungon të jem e martuar.

Mayer u shfaq shumë i lumtur që ia vuri veshin këshillës së saj, duke i thënë Adelës:

Unë do të martohem një nga këto ditë.

Vlen për t’u përmendur se së fundmi këngëtarja e njohur Adele ka treguar se ende e vlerëson ish-bashkëshortin Simon Konecki edhe disa muaj pasi u finalizua divorci i tyre. Fituesja 15 herë e çmimit ‘Grammy’ ka folur në lidhje me përfundimin e martesës së saj me Konecki, gjatë intevistës me Oprah Winfrey për të dielën speciale në CBS për ‘Adele One Night Only’.

Krijuesja e hitit ‘Hello’ ka treguar për ish-bashkëshortin e saj me të cilin ajo ka edhe një djalë 9-vjeçar Angelo Adkins se:

Edhe tani i besoj jetën time. Ndihem sikur ai dhe Anxhelo ishin engjëj të dërguar tek unë. Ai erdhi në një moment të tillë, ku stabilitetin që ai dhe Anxhelo më kanë dhënë, askush tjetër nuk do të mund të ma jepte kurrë. Sidomos në atë kohë të jetës time. Ai hyri dhe ishte i qëndrueshëm, personi më i qëndrueshëm që kam pasur ndonjëherë në jetën time deri në atë moment.