Celebrities Gossip Showbiz

“Ai është frymëzimi im…”/Kim habit me deklaratën e saj!

Së fundmi ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kim Kardashian ka folur në lidhje me reperin e njohur dhe ish-partnerin e saj Kanye West. Ajo ka treguar edhe detaje të reja nga marrëdhënia e tyre tashmë. Pavarësisht se Kim dhe Kanye janë përballur me një sërë spekulimesh rreth statusit të marrëdhënies së tyre aktuale gjatë këtyre muajve të fundit, veçanërisht pasi u fotografuan edhe gjatë një darke një javë më parë.

Vlen për t’u përmendur se ishte Kim Kardashian, ajo e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në muajin shkurt pas pothuajse shtatë vitesh martesë. Në një intervistë të re të dhënë për ‘WSJ’, Kim ka treguar disa detaje shumë të reja në lidhje me ecurinë e mëtejshme se si Kanye ka mbetur një frymëzim i madh në jetën e saj. Ajo ka zbuluar gjithashtu se të dy kanë mbetur partnerë biznesi, pavarësisht nga e kaluara e tyre e trazuar.

Duke folur për kompaninë e saj të njohur të veshjeve ‘Skims’, Kim zbuloi se Kanye ka ende një aksion në biznesin miliarda dollarësh dhe se ai luan një rol të rëndësishëm dhe është një ndihmesë shumë e madhe për të frymëzuar ekipin. Bukuroshja është shprehur se:

Ai ka një pjesë të ‘Skims’ vetë dhe i jep skuadrës frymëzim, por edhe informacion. Unë mendoj se ai e shijon procesin. Kanye do të jetë gjithmonë personi më frymëzues për mua.

Kim, e cila kohët e fundit ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve  me veshje e shumta tërheqëse, vazhdoi të fliste edhe për ndryshimin e saj të përkohshëm të stilit në muajt pas ndarjes së saj nga Kanye. Ajo ka theksuar se është kthyer përsëri tek gjërat minimaliste.