Showbiz

Aktori i “50 Shades of Grey” baba për herë të tretë

Jamie Dornan ka vërtetuar edhe një herë se Christian Grey për të ishte vetëm një personazh karakteristikat e të cilit nuk ekzistojnë aspak tek ai.

36-vjeçari është një njeri familjar dhe këtë e ka shfaqur gjithmonë teksa flet për fëmijët dhe gruan e tij. Së fundmi ai ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të tretë ndërkohë që familja e tij zgjerohet në 5 pjesëtarë.

Bashkëshortja e tij Amelia Warner është në pritje të ëmbël dhe momentalisht ata nuk kanë dëshirë ta bëjnë të ditur gjininë e fëmjës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në “The Ellen Show” aktori rrëfeu se ndjen një dëshirë dhe detyrë shumë të madhe për t’i dhënë gjithçka familjes së tij.