Showbiz

Aktorja e “Game of Thrones” zbulon se si Joe Jonas e shëroi nga depresioni

Sophie Turner së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer për herë të parë depresionin në të cilin ra kur nisi xhirimet e “Game of Thrones” vite më parë.

Karriera e saj filmike sapo kishte nisur dhe aktorja nuk e përjetoi mirë famën dhe vëmendjen. Sophie zbuloi se depresioni rrezikoi lidhjen e saj me këngëtarin Joe Jonas dhe ky i fundit mori një vendim të rëndësishëm.

“Joe vendosi të ndahej dhe më tha që nuk mund të qëndrojë i lidhur me një vajzë e cila nuk e do mjaftueshëm veten e saj. Ndarja nuk zgjati shumë po kështu arrita të njoh dhe të kuptoj vlerat e mija” ,-përfundoi ajo.

Çifti janë martuar vetëm pak ditë më parë pas 2 vitesh lidhje.