Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur shpreh dëshirën për të luajtur rolin e Britney Spears në një film, reagon këngëtarja: “Nuk kam vdekur…”!

Aktorja dhe producentja e njohur, Millie Bobby Brown, vazhdon të shënojë dita ditës suksese në profesionin e saj. Millie mori famë nga roli në “Stranger Things” në moshën 12-vjeçare dhe sapo ka publikuar projektin e saj të fundit në Netflix, “Enola Holmes 2”. Megjithatë bukuroshja e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet me kaq, duke thënë së fundmi në “The Drew Barrymore Show” se do të donte të luante rolin e Britney Spears në një film për këngëtaren.

Unë dua të luaj një person real dhe mendoj për Britney Spears.

Aktorja shpjegoi se sheh disa ngjashmëri mes karrierës së saj dhe asaj të Spears, pasi të dyja filluan kur ishin vetëm 9-vjeçe.

Unë mendoj se historia e saj ngjason me timen. Thjesht duke u rritur, duke parë videot e saj, duke parë intervista të saj kur ishte më e re. Kur shikoj fotot e saj ndihem sikur mund ta tregoja historinë e saj në mënyrën e duhur.

Ndërkohë që nuk ka asnjë projekt për jetën e Spears aktualisht në zhvillim, kjo nuk e pengoi këngëtaren të përfshihej në Instagram për këtë çështje duke shprehur se:

Lajm i mirë, lajm i mirë! Ende po merr frymë. Dëgjoj për njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time …unë nuk kam vdekur.

Rikujtojmë, se një fans i fiksuar pas këngëtares me famë botërore, ka shpenzuar më shumë se 100 mijë paund për t’u dukur si idhulli i tij. Bryan Ray, nga Los Angeles ka bërë mbi 100 operacione estetike në trup për t’u dukur si mbretëresha e popit dhe është zotuar të mos ndalet kurrë. 31-vjeçari ka bërë ndërhyrje në hundë, ka injektuar botox në fytyrë si dhe ka hequr qimet me lazer. Ai madje ka ngritur qepallat vetëm për t’ju ngjasuar syve të Britney-t.