Celebrities Showbiz

Aktorja e njohur Zara Phythian dhe bashkëshorti i saj dënohen me burg për abuzim seksual ndaj një të miture!

Aktorja hollivudiane Zara Phythian dhe bashkëshorti i saj janë dënuar me burg pas abuzimit seksual me një të mitur. 36-vjeçarja, e cila luajti në filmin e Marvel të vitit 2016, ‘Doctor Strange’, së bashku me bashkëshortin e saj ‘mjeshtër’ i Taekwondo-së, Victor Marke, u dënuan për 14 akuza të aktivitetit seksual me vajzën.

Në gjykatë u tha se dyshja abuzuan me ‘viktimën’ e tyre një ose dy herë në muaj nga viti 2005 deri në 2008 dhe se e mitura ishte abuzuar të paktën 20 herë në raste të ndryshme. Krahas akuzës së përbashkët, bashkëshorti i Pythian u akuzua veçmas për katër akuza për sulm të pahijshëm ndaj një vajze tjetër, 15 vjeçe në atë kohë, midis viteve 2002 dhe 2003. Në Gjykatën e Nottingham Crown, Phythian, u dënua për 8 vjet ndërsa burri i saj u dënua me 14 vjet burg.

Dyshja janë takuar kur Marke ishte instruktori i saj i arteve marciale dhe Phythian vazhdoi të kishte një karrierë të suksesshme në artet marciale. Ata të dy mohuan veprat penale, por u shpallën fajtorë dhe u dënuan në të njëjtën gjykatë. Çifti u takuan kur aktorja ishte vetëm 14 vjeçe dhe ai ishte 37 vjeç pasi ajo iu bashkua akademisë së tij ‘School of Champions’ në Nottingham, të cilën ai e kishte filluar me ish-gruan e tij Juliet dhe ajo filloi të stërvitej nën drejtimin e tij.

Martesa e tij me gruan Juliet përfundoi pasi u bë publike lidhja e tij me Zarën. Në atë kohë, ai konsiderohej si një nga artistët kryesorë marcialë të Britanisë dhe ishte kreu i Shoqatës së Kongresit Botëror të Arteve Marciale. ‘MailOnline’ shkruan se Zara e ka pranuar Viktorin si ‘mjeshtrin’ e saj në një ceremoni të lashtë Shaolin në moshën 17-vjeçare. Pasi u përkul para tij, ajo supozohet se u betua për besnikëri ndaj tij, duke u zotuar se do të bënte gjithçka që ai kërkonte prej saj, edhe nëse kjo shkonte kundër vlerave të saj.