Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Albana apo Arbana Osmani? Prezantuesja zbulon ofertën e bërë për të qenë prezantuese e “Big Brother VIP”!

E marta “Ndryshe” nuk mund të vinte pa emisionin tuaj të preferuar. Në prezantimin e Salsanos dhe Adit, këtë episod mund të themi me plot gojë se çfarë nuk u tha. E ftuar në studio ishte prezantuesja e njohur Albana Osmani, e cila së fundmi padyshim na ka shfaqur dhe talentin e saj si shkrimtare me librin “Çika” që bëri një bujë shumë të madhe.

Bukuroshja prej kohësh tanimë i ka munguar ekranit, pasi ka qenë e angazhuar me projekte të tjera jashtë tij, përfshirë këtu lëvizjen aktiviste “Ti je një luledielli” dhe librin e saj. Por, pse e la televizionin Albana?

Nuk mendoj se e lashë. Nuk do preferoja ta lija ekranin për asnjë moment, por ashtu u poqën kushtet. Nuk jam larguar duke e kthyer kokën mbrapa me hatërmbetje. Mund të kthehem prapë. Pretendimet e mia kalojnë kufijtë e superimit. Ndoshta u gjendëm në një moment ku nuk u përputhën gjërat. 

E teksa “Big Brother VIP” është kryefjala e momentit në mediat rozë, po Albana si do ta priste nëse do t’i bëhej oferta për të qenë prezantuese e spektaklit. Përgjigja e saj na habiti paksa…

Kush tha që nuk më është ofruar? Ai format i përshtatet prezantueses që po e bën tani. Unë do doja të prezantoja Portokallinë.

Dhe cili është mendimi i Albanës për banorët VIP të këtij edicioni. Prezantuesja u shpreh se këtë vit ka patur më shumë drama ndryshe nga çdo vit tjetër.

Kam parë “Big Brother” ndër vite, njerëz të thjeshtë që hyjnë dhe bëhen të njohur. Mund ta shohim si sukses në biznes, por po shoh VIP-a që nuk po i njohim më, vetëm qajnë. Nuk më pëlqen asnjë aty.