Celebrities Gossip Music Showbiz

‘Alpha Show’ nisi më e zjarrtë se kurrë!

Në këto momente, tek sheshi “Nënë Tereza” po organizohet koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës do të bëhen bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
“Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere që sapo ka nisur, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert po përcjell LIVE, nga skena që ka mbledhur ansamblin më të madh të artistëve On Top.

Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Djemtë sapo kanë nisur performancën e tyre dhe publiku deri më tani është më i zjarrtë se kurrë.

Pritet një super atmosferë nga artistët e tjerë që do të ngjiten në skenë, emra të konfirmuar tanimë shqiptarë dhe të huaj. TAR do t’ju përditësojë me zhvillimet e këtij koncerti dhe duket se do të jetë një natë e gjatë dhe plot emocion.