Showbiz

Aludohej se ishte shtatzënë, Amy Schumer jep përgjigjen epike

Aktorja e famshme Amy Schumer prej javësh mendohej se ishte shtatzënë. Teksa po merr pak kohë pushim pas premierës së filmit të saj më të ri “I Feel Pretty”, ajo është fotografuar në plazh teksa drejton duart nga barku i saj.

Menjëherë media rozë dhe fansat e saj nisën të mendonin se Amy është në pritje të ëmbël por aktorja ka hedhur poshtë këto spekulime në mënyrën më epike të mundshme.

Ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një video ku shfaqet duke pirë një pije alkoolike ndërkohë që zbulon se nuk është shtatzënë.

Schumer theksoi se ajo foto ka për qëllim shfaqjen e fustanit të saj si pjesë e koleksionit më të ri të veshjeve për femra në bashkëpunim me Leesa Evans.

Amy falenderoi të gjithë ata që u shqetësuan për barkun e saj dhe fertilitetin ndërkohë që konsumonte me shumë finesë pijen e saj.