Celebrities Film & Tv Gossip

Çudirat nuk kanë fund, kompozitori gjerman Hans Zimmer ishte në gjumë kur fitoi çmimin “Oscar”!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve ‘Oscar 2022’, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Ngjarja vlen të theksojmë se u zhvillua në Teatrin “Dolby” në Los Angeles. Ndërkaq, kompozitori i njohur Hans Zimmer nuk mundi të ishte prezent në shfaqje, pasi ndodhej në Holandë.

Ai madje kishte rënë për të fjetur në orët e mëngjesit të së hënës, kur u njoftua se kishte fituar çmimin “Oscar” në kategorinë “Best Original Score”. Kompozitori i njohur Hans e fitoi këtë çmim për muzikën e filmit “Dune”, ndërsa lajmin për çmimin e mori nga vajza e tij. Kompozitori gjerman shkroi në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Twitter se:

Është ora 2 e mëngjesit në Amsterdam, dhe vajza ime Zoë më zgjoi për të shkuar në barin e hotelit, #Oscars.

Më pas ai publikoi edhe një video me robdeshambër, ku shihej duke mbajtur në duar një statujë të rreme të “Oscar”-it, duke falënderuar Akademinë për çmimin.

Faleminderit Akademisë, por më e rëndësishmja, muzikantëve të ‘Dune’ dhe liderit tonë Denis Villeneuve.

Nga sot ne kemi listën e plotë të fituesve të çmimeve Oscar 2022, ceremonisë që për shqiptarët u transmetua live mbrëmjen e djeshme në Top Channel. Krahas tre prezantueseve, aktoreve Wanda Sykes, Regina Hall e Amy Schumer, të shumtë ishin yjet e botës së kinemasë e të muzikës që u alternuan në skenë për të dorëzuar statujat e famshme në 24 kategori. Zbuloni më shumë në këtë link.