Celebrities Gossip Showbiz

Amanda Bynes tregon arsyen se pse një regjisor dikur i tha se dukej si një “përbindësh”!

Së fundmi aktorja e njohur Amanda Bynes ka zbuluar komentin e pavend që ka marrë dikur nga një regjisor i njohur. Me anë të një video të postuar në Instastory artistja u shpreh se:

Arsyeja që unë zakonisht nuk dukem mirë në fotot e paparacëve është sepse më bie dielli në fytyrë. Videot dhe fotot që postoj janë në një dritë të këndshme, ose në hije jashtë. Një herë bëra një film ku regjisori më tha se në dritat e caktuara dukesha si një përbindësh.

Aktorja e ‘What A Girl Wants’ aktivizoi llogarinë e saj të re në Instagram në fillim të këtij muaji pas kërkesës për të përfunduar kujdestarinë gati 10-vjeçare të kontrolluar nga mamaja, Lynn Bynes pas shtrimit të saj në spital psikiatrik në 2013. Në vitin 2018, aktorja rrëfeu për revistën ‘Paper’ se kishte qenë esëll për katër vjet dhe falënderoi prindërit e saj që e ndihmuan atë të kthehej në rrugën e duhur.

Peticioni i yllit të ‘Amanda Show’ vjen pas ‘luftës’ së Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj, i cili u ndërpre nga një gjykatës në Kaliforni nëntorin e kaluar. Sot, e diplomuar në Institutin e Modës së Dizajnit dhe e fejuar me partnerin Paul Michael, me të cilin filloi të takohej në vitin 2019 duket se aktorja po fokusohet të marrë më shumë në kontroll jetën e saj.

Disa nga projektet e saj të fundit krijuese përfshijnë publikimin e një këngë rap dhe lançimin e një parfumi të ri. Amanda ka qenë aktorja më e famshme e adoshenteve të 10-vjeçarit të parë të viteve ’00 por varësia ndaj substancave narkotike i shkatërroi karrierën. Sjellim në vëmendje se tek filmi i vitit 2006 “She’s The Man” Amanda ra në depresion gati 6 muaj pasi nuk e shihte dot veten e saj në rolin e një mashkulli. Në këtë film Amanda luan rolin e një vajze e cila vishet si një djalë për të hyrë në shkollën e futbollit.