Showbiz

Amanda Bynes zbulon përse filmat e saj e futën në depresion

Ajo ka qenë aktorja më e famshme e adoshenteve të 10-vjeçarit të parë të viteve ’00 por varësia ndaj substancave narkotike i shkatërroi karrierën.

Si rrallëherë Amanda Bynes ka dhënë një intervistë për “Paper” ku ka zbuluar momentet më të vështira gjatë xhirimeve të filmave të saj dhe se si është ndjerë pasi i ka parë ato në kinema apo thjeshtë në shtëpi.

32-vjeçarja ka rrëfyer me shumë sinqeritet se në disa nga këto filma ka aktruar e droguar me marijuanë sepse kishte pasiguri rreth pamjes së saj.

Tek filmi i vitit 2006 “She’s The Man” ajo ra në një depresion gati 6 muaj pasi nuk e shihte dot veten e saj në rolin e një mashkulli. Në këtë film Amanda luan rolin e një vajze e cila vishet si një djalë për të hyrë në shkollën e futbollit.

Në filma të tjera si “Hairspray” (2010), “what A Girl Wants” (2010), “Hall Pass” (2010), dhe “Easy A” po në të njejtin vit, ajo ka marrë qetësues të fortë dhe droga të tjera pasi i dukej vetja shumë e shëndoshë në film.

Këto pasiguri vetëm u shtuan duke e bërë aktoren krejtësisht të varur nga substancat narkotike, depresioni, kriza mendore se edhe krime të shkallës së parë si vjedhja apo shantazhet.