Food & Drink

Angli, ja veprimi i parë i qytetarëve me rihapjen e restoranteve!

Në të gjithë botën pandemia e COVID-19 ka izoluar dhe transformuar jetën e çdo njeriu. Të gjitha veprimet tona dhe stili jonë i jetesës kanë marrë një tjetër drejtim dhe të gjithë ato veprime që na dukeshin të zakonshme në ditët e sotme nuk mund të themi të njëjtën gjë.

Së fundmi studiuesit në Meksikë kanë krijuar një mënyrë që edhe në këto kohë të vështira pandemie njerëzit të shijojnë ushqimin në një restorant por në të njëjtën kohë edhe të mbrohen nga virusi.

Ndërkaq, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Angli shitjet e pijeve u rritën ndjeshëm me rihapjen e pubeve, restoranteve. Specialistët e të dhënave të kompanisë “CGA” thanë se shitjet e pijeve u rritën me 113,8% në ditën e parë të tregtisë, krahasuar me të njëjtën ditë në 2019.

Kompanitë mirëpritën klientët pasi u mbyllën për të paktën tre muaj për shkak të kufizimeve. Sidoqoftë, vetëm 38,2% e rreth 41 100 lokale të licencuara gjithsej kishin hapësirën e jashtme për t’i lejuar ata të rihapen këtë javë.

Të gjithë të tjerët mund të hapen vetëm kur kufizimet e mëtejshme të hiqen në fazën tjetër, të planifikuar për 17 maj. Ekspertët thanë se rritja e shitjeve ishte e dukshme pasi njerëzit mund të pinë vetëm jashtë, edhe pse ishte ftohtë në Londër dhe pjesën më të madhe të Anglisë.

Rikujtojmë, se pandemia ka rritur dëshirën për alkool edhe në Poloni. Sipas të dhënave nga regjistri i borxhit “BIG InfoMonitor”, vitin e kaluar, polakët shpenzuan 7% më shumë në pije alkoolike, sesa në vitin 2019.