Sport

Anglia pa tifozë ndaj Shqipërisë, UEFA jep vendimin!

Kombëtarja e Anglisë do të jetë e detyruar që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për sjelljen e tifozëve gjatë finales së Euro 2020 në stadiumin Wembley.

UEFA gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 100 mijë euro për thyerjen e disiplinës gjatë finales me Italinë, e cila përfundoi me penallti.

Tifozët u përleshën me policinë në përpjekje për të hyrë me forcë në stadium në ndeshjen e luajtur më 11 korrik.

Qindra prej tyre arritën të hynin edhe pse nuk ishin të pajisur me biletë.

Anglia do të luajë më 12 nëntor ndaj Shqipërisë, ndeshje që pas vendimit të UEFA-s do të duhet ta zhvillojë pa praninë e tifozëve.

Sipas hetuesve të UEFA-s ka pasur një operacion sigurie jo efektive për finalen e parë të madhe të Anglisë që prej 1966.

Gjithashtu Anglia mund të dënohet dhe një tjetër ndeshje për të luajtur pa tifozë por që do të mbetet e pezulluar për dy vite.

Federata angleze e futbollit edhe pse e ka cilësuar zhgënjuese vendimin, ka theksuar se i prisnin pasojat.

Imazhet e pakëndshme të finales së Euro 2020 kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e FA për të organizuar Kupën e Botës 2030.