Showbiz

Anne Hathaway bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e famshme hollivudiane Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman janë bërë prindër për herë të dytë dhe gjithçka ka ndodhur në fshehtësi të plotë.

Burime të sigurta për “Daily Mail” kanë konfirmuar se çifti janë parë duke shëtitur në një park lojrash me djalin e tyre ndërkohë që mbanin një djep të vogël bebeje në duar për të cilën kujdeseshin gjatë gjithë kohës.

Ende nuk ka detaje rreth ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të aktores pasi ajo dëshironte ta mbante këtë gjë krejtësisht private megjithëse paparacët e kanë ndjekur hap pas hapi.