Showbiz

Anne Hathaway i kërkon falje publikut: “Më vjen keq që zhgënjeva familjet tuaja”

Anne Hathaway, aktorja e filmit më të ri të saj “The Witchers” detyrohet t’i kërkojë falje publikut dhe personave që kanë mbetur të pakënaqur nga filmi.

Shikuesit e filmit kanë mbetur të zhgënjyer nga portretizimi i personazhit të saj, e cila kishte një problem me gjymtyrët.

Aktorja e njohur luan rolin e ‘Grand High Witch’ një përshtatje e romanit të Roald Dahl të vitit 1983, dhe ky personazh në film nuk i ka të gjithë gishtat në duar. Shikuesëve nuk i ka pëlqyer kjo, pasi gjendja e saj ishte shumë e ngjashme me ektrodaktalinë, një çregullim kongjenital ku fëmijët lindin me mungesë gishtatsh, në këmbë apo në duar.

Në librin origjinal, personazhi i ka të gjitha gishtat dhe ka kthetra në vend të duarve, të cilat i fsheh duke përdorur doreza. Anne, pasi ka lexuar kritikat rreth filmit, ka shpërndarë një video duke i bashkangjitur edhe një shkrim:

“Kam mësuar së fundmi se shumë nejrëz me probleme me gjymtyrët, sidomos fëmijët, janë mërzitur për shkak të portretizimit të Grand High Wtch në filmin tim. Unë bëj më të mirën që të jem e ndjeshme ndaj ndjenjave dhe eksperiencave të tilla. I detyrohem të gjithëve t’ju kërkoj fajle për atë që kam shkaktuar. Më vjen keq. Nuk e mendova kur mu prezantua ky personazh se kishte të bënte me problemet e gjymtyrëve. Nëse do e kisha bërë, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur. Dua t’i kërkoj falje sidomos fëmijëve me probleme me gishtërinjtë, tani që e di do të bëjë më mirë. Më vjen keq që i zhgënjeva familjet tuaja.”