Showbiz

Anne Hathaway në pritje të fëmijës së saj të dytë

Aktorja e famshme hollivudiane Anne Hathaway zbuloi ditën e djeshme se është sërish në pritje të ëmbël.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ajo tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakët.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Shulman janë prindër edhe të një djali 3-vjeçar i cili quhet Jonathan. Pak orë pas zbulimit të këtij lajmi të bukur, 36-vjeçarja u fotografua edhe në aeroport, ku barku i rrumbullakët dukej qartë.