Gossip Showbiz

Antonela dhe Ledjana përpos meshkujve kanë shije të njejtë edhe në…

Trekëndëshi më i përfolur i dashurisë, që bëri bujë të madhë në vend është i ish-konkurrentëve të programit “Për’puthen”, Ledjana Prenga, Mevlan Shaba dhe Antonela Berisha. E gjitha nisi me hyrjen e bukuroshes bionde në emision, ku shprehu pëlqimin e saj për Mevlanin. Ku të njejtën gjë kishte bërë dhe Ledjana, ku më pas të dy vajzat filluan “luftën” e tyre se cila do të fitonte.

Edhe pse emisioni ka kohë që ka përfunduar, vajzat nuk kanë marrëdhënie të mirë mes tyre, këtë e kanë shprehur dhe nëpër intervista të ndryshme.
Të dyja “urrehen” por duhet ta pranojnë se ngjasojnë me njëra-tjetrën, sidomos në shije për meshkujt, si Mevlani dhe këto kohë e në veshje. Pasi duket se ato kanë zgjedhur të shfaqen në ekran me të njëjtin fustan.

Veshja e fundit me të cilën Ledjana është shfaqur në publik ka qenë një fustan i zi, i shkurtër, me shkëlqim, i hapur në pjesën e stomakut. E veshur me të ajo dukej shumë e bukur, por vëmendja tek ajo nuk zgjati shumë pasi fansat menjëherë u hodhën në sulm duke i vënë në dukje se të njejtin fustan e ka veshur më parë “armikja” e saj, Antonela.
Duhet ta pranojmë se të dyja vajzat duken tepër në formë dhe të bukura më këtë fustan dhe se yjet e shoëbiz-it bëjnë shpesh “xing” me veshjet e tyre.