Celebrities Gossip Showbiz

Arbenita Ismajli sapo na i bëri ‘sytë zemra’ me foton e Feros dhe vajzës së tyre, Nina!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.

Para pak kohësh aludohej për një ndarje mes Arbenitës dhe Feros. Dyshime nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe ndoshta çifti mund t’i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Së fundmi Fero dhe Arbenita kanë treguar se janë bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Fero ka postuar disa foto me Arbenitën në ‘Instastory’, duke i dhënë fund një herë e mirë të gjitha thashethemeve dhe duke treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Arbenita nuk para poston foto të familjes së saj, por ditën e sotme si rrallëherë ka postuar një foto shumë të ëmbël të Feros dhe vajzës së tyre Nina, duke na treguar edhe më shumë bashkimin e familljes së tyre.

E teksa së fundmi, Fero ka hasur disa probleme me shtetin dhe jetën e tij private, reperi ka qenë në qendër të mediave. Por, në  postimin e tij më të fundit ai ka zgjedhur të mos merret aspak me këto, por i ka kushtuar disa fjalë shumë prekëse një mikut të tij i cili ka ndërruar jetë pasi e vranë, Brilant Martinaj. Me anë të një Instastory ku tregon se ka vizituar varrin e të ndjerit.