Celebrities Gossip Showbiz

Arnold Schwarzenegger zbulon gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit në zemër!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se ka vendosur një stimulues kardiak, pasi më parë ka kryer tre operacione në zemër. “Të hënën e kaluar bëra një operacion. Vura një stimulues kardiak”,-shpjegoi ai në podcastin e tij “Arnold’s Pump Club”.

Më duhet t’ju them se unë problemet e mia shëndetësore i kam mbajtur private, por kam marrë shumë mesazhe dhe emaile nga njerëz që kanë lindur me një valvul aortale bicuspid, si unë, duke më thënë se duke folur për operacionet e mia të zëvendësimit të valvulave u kam dhënë guxim dhe shpresë për t’u përballur me të tyret. Para së gjithash, dua që ju të dini se po ia kaloj mirë. Unë u operova dhe të premten isha në një ngjarje të madhe mjedisore me shoqen dhe kolegen time të fitnesit, Jane Fonda.  Meqë ra fjala, kur flasim që ushtrimet janë pilula e vetme magjike për të ndaluar plakjen, shikoni Jane. Ajo është 10 vjet më e madhe se unë, bën 87 këtë vit. Askush nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se e nisa javën me operacion. Dua të falënderoj të gjithë ekipin tim në Klinikën e Cleveland. Të gjithë mjekët dhe infermierët u kujdesën për mua dhe e bënë operacionin sa me më pak dhimbje.

Aktori hollivudian gjithashtu theksoi se ishte një operacion i domosdoshëm me këshillën e mjekëve, pasi plagët e mëparshme i kishin sjellë probleme.

Ata gjithashtu më thanë se ishte koha për të vazhduar me këtë sepse disa plagë nga operacioni im i mëparshëm, më kishin bërë rrahjet e zemrës të parregullta.

“Be Useful: Seven Tools for Life”. Rikujtojmë se ky është titulli i librit të shkruar nga aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, përmes të cilit ai ndan me lexuesit mendimet për jetën. Ylli i Hollivudit prezanton shtatë rregullat e tij “të arta”, të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të gjejnë qëllimin e vërtetë të jetës. Shtëpia botuese që mori përsipër publikimin e librit tha se suksesi i Schwarzenegger nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një procesi. Në njoftim thuhej seL