Music

Artistja shqiptare vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar!

Albumi “Anima Rara” i Ermonela Jahos është vlerësuar me çmim ndërkombëtar. Artistja shqiptare ka bërë të ditur se “International Classical Music Awards” ka vlerësuar me çmimin e parë Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music”. Juria është shprehur se:

Karizma e saj dhe aftësia për të emocionuar publikun e për të fituar simpatinë e dëgjuesve janë thelbi i performancave të saj të jashtëzakonshme në këngë.

Në lidhje me këtë vlerësim kaq të madh ka reaguar edhe Jaho përmes një deklarate në rrjete sociale.

Jam shume e lumtur t’ju lajmëroj se albumi Anima Rara ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Cmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë këtë muzikë të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjate kësaj kohe sesa na nevojitet arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve..