Gossip Showbiz

“Asnjë fjalë nuk mban dot peshën e dashurisë që kam për ty”, për kë i ka këto fjalë Jonida Maliqi?

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E kemi fjalë për Jonida Maliqin e cila së fundmi ka publikuar disa foto në Instagram me djalin e saj dhe ka bërë dedikimin më emocionues për të. Teksa shihet duke përqafuar djalin, artistja ka shkruar në diçiturën e fotove:

Asnjë fjalë nuk mban dot peshën e dashurisë që kam për ty..

Theksojmë që Jonida publikon shumë rrallë foto me djalin e saj por në momentin që e bën sigurohet që të përcjelli shumë dashuri dhe pozitivitet. Kohët e fundit bukuroshja është përfolur shumë për lidhjen e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, lidhje kjo që përfundoi para disa muajsh. Ata janë fotografuar herë pas herë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ngurruar të shfaqen së bashku në publik.

Pas ndarjes nga këngëtarja, Romeo Veshaj nga ana tjetër ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për një romancë të re me vajzën e e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia. 

Rikujtojmë, se pak kohë më parë, Maliqi ka treguar ekskluzivisht për mikrofonin e “Top Albana Radio”-s detaje për fëmijërinë e saj dhe ka treguar ndryshimin midis fëmijërisë së ditëve të sotme dhe kohës së saj. Ajo ka treguar gjithashtu dhe si ka nisur karriera e saj që fëmijë.