Bota Tech

Asteroidi me përmasa gjigante do t’i afrohet planetit tonë sot!

Pranë planetit tonë Tokë në orët e vona të së enjtes me datë 4 gusht pritet të kalojë një asteroid më i gjerë se dy fusha futbolli. Astronomët e NASA-s zbuluan asteroidin, i njohur si 2022 OE2, vetëm disa ditë më parë, më datë 26 korrik. Shkëmbi hapësinor vlerësohet të jetë i gjerë nga 170 deri në 380 metra, dhe është rreth dy herë më i gjerë se një fushë futbolli. Astronomët konfirmuan gjithashtu se 2022 OE2 është një asteroid i klasit Apollo, që do të thotë se rrotullohet rreth diellit dhe kalon rrugën e orbitës së Tokës.

Ndikimi nga një asteroid i tillë i madh do të lëshonte më shumë energji se 1000 bomba bërthamore. Megjithatë, ky asteroid do të jetë në distancë të madhe nga Toka. “2022 OE2” parashikohet të kalojë në një distancë 3.2 milion milje larg nga Toka. Lajmi i mirë është se Toka nuk është në rrezik nga një përplasje kataklizmike asteroidi për të paktën 100 vitet e ardhshme dhe këtë e ka konfirmuar vetë NASA.

Kujtojmë gjithashtu se të shtunën me datë 30 Korrik pranë Tokës kaloi një asteroid shumë afër Tokës. Me një gjatësi të vlerësuar prej 122 metrash, asteroidi 2016 CZ31 ishte në rrugën e tij drejt planetit tonë dhe u prit që të kalonte rreth 2.8 milionë kilometra nga sipërfaqja e Tokës.