Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Showbiz

At Nikolla Xhufka dhe psikologia Almeida Xhaferi debat përballë njëri-tjetrit për besimin e Erjolës rreth gjërave supersticioze!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Këtë të shtunë me Albana Ruçin ishin gjithashtu të ftuar psikologia Almeida Xhaferi dhe At Nikolla Xhufka, ku intervista u përqëndrua më shumë në gjendjen e Erjolës brenda në shtëpi dhe aryses pse shkaktohen këto frikëra ose rëndesa emocionale.

Lidhur me këtë video, Almeida është shprehur:

Pa dyshim që situatat që na përballin me nivele të larta stresi, që na ndryshojnë rutinën, përbëjnë sfida të mëdha – njerëzit reagojnë ndryshe nga situata që janë stresante për ta. Ka nga ata që kopin me stresin në mënyrë shumë të shëndetshme dhe e kthejnë stresin në strategji për t’i shërbyer qëllimeve që ata kanë vendosur sidomos kur futen në një reality show siç është Big Brother dhe ka nga ata që stresi bëhet një sfidë e madhe dhe krijon një lloj ngarkese emocionale të tilla. Sa me siguri Erjola në këtë rast mund të jetë duke u përballur me frikëra të saj. Mund të jetë shumë e vetëdishme që janë frikëra, por fakti që i ndjen e i përjeton si të jenë të vërteta, e bën që të ketë këtë lloj ngarkese të madhe emocionale. E sigurtë është që shtëpia nuk ka as fantazma dhe as shpirta, mirëpo disa rituale fetare shërbejnë si një terapi për ta lehtësuar këtë gjendje stresante tek personat që besojnë. Është padyshim një ngarkesë psikologjike dhe nuk kemi të bëjmë me asnjë gjë të një fenomeni mbinatyror. Shkenca e shpjegon këtë dhe është shumëe vendosur në këtë aspekt.

Por Erjola ka kofirmuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që i ka ndodhur kjogjë dhe madje ka shkuar në vende të mira për të parë se përse i shkaktohet kjo gjendje. Psikologia, më tej, shtoi:

Gjendjet stresante apo momentet që kanë një ngarkesë shumë të madhe emocionale, nuk do doja të flisja me diagnoza të mirëfillta për këtë situatë, padyshim që manifestohen edhe me gjendjet e halucinacioneve. Halucinacionet ndodh të shfaqen dhe në rastet kur personi abuzon me alkoolin, abuzon me substanca, përballet me vështirësi të madh në jetën e tij. Nuk po them kur ka abuzuar, po them rastet kur shfaqen. Dhe kur ne pëballemi me situata që janë shumë të vështira ndodh që të pësojmë një thyerje të tillë që të mendojmë se gjërat që ne ndiejmë, dëgjojmë, shohim, sepse halucinacionet janë vizive, auditive dhe ndodh që këto situata bëjnë të shfaqet.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe At Nikolla u shpreh për këtë çështje:

Unë e kam takuar personalisht (Erjolën) dhe më është dukur vajzë shumë e zgjuar dhe shumë vajzë e këndëshme e intelegjente. Ndaj nuk mendoj që ajo ta ketë stresin kaq të lartë saqë këto hije, që ajo thotë t’i ketë parë, t’i ketë nga stresi ose t’i ketë nga halucinacionet. Nga ana tjetër, mendoj që duke qenë se ajo është e mbyllur aty brenda dhe ndoshta temperamenti i saj ose stili i saj i jetesës nuk është që të qëndrojë vetëm në të njëjtin vend. Siç është monedha me dy anë edhe jeta ka dy anë, edhe negative, edhe pozitive. Siç besojnë që ka edhe engjëj, ka edhe djajë, ka edhe xhinde, ka edhe hije…Që këto gjëra janë reale është mëse e vërtetë.