Celebrities

Atë që ju e ëndërroni Tom Cruise e ka dhe madje…

Aktori i njohur Tom Cruise vendosi një kapelë të zezë bejsbolli dhe mori timonin e helikopterit të tij H125 për të udhëtuar drejt Londrës pasi u raportua se ai ishte ndarë nga ylli i Mission Impossible 7, Hayley Atwell. Ylli i njohur i Hollywood-it ka punuar për të finalizuar ‘Mission Impossible 7’. Tom u raportua se kishte mësuar të drejtonte një helikopter për filmin e tij më të fundit në ekskluzivitetin e Mission Impossible, dhe filmi i fundit nuk ka se si të jetë më ndryshe.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke xhiruar filmin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në Romë, Venecia dhe Norvegji. Krahas tij gjatë xhirimeve ishte edhe aktorja e njohur Hayeley e cila tashmë është ish e dashura e tij. Atyre u është dashur të vazhdojnë të punojnë së bashku në finalizimin e filmit që kur kanë vendosur të shkojnë në rrugët e tyre dhe të ndarë.

Kujtojmë se ata të dy kurrë nuk e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, por ishte e qartë se aktorët po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit pasi ndoqën disa evente së bashku, përfshirë turneun e tenisit Wimbledon verën e kaluar. Ata u raportuan për herë të parë si një çift dhjetorin e kaluar dhe tani pas gati një viti, ata thuhet se i kanë dhënë fund marrëshënies së tyre. Sipas “The Sun”, ata të dy kanë rënë dakord të jenë thjesht “miq”.

Ashtu si shumë filma gjatë vitit të kaluar, pjesa e 7 -të e “Mission Impossible” pati disa vonesa, aksidente dhe mbyllje për shkak të COVID-19. Duket se i gjithë kaosi mund të ketë ndikuar në dashurinë e tyre të re sepse një burim i brendshëm u shpreh se:

Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata vërtet shkuan mirë dhe ata janë padyshim të dy yje të Hollyëood-it, kështu që kjo bëri që të jetë një përputhje e mirë mes tyre. Pavarësisht kësaj, me përfundimin e filmit të fundit ata kanë vendosur të kthehen në miq.