Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Lungomare, nuk ka të lënduar!

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e sotme në Vlorë pranë Lungomares në lagjen ’10 Korriku’. Mësohet se se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së kryeplakut të fshatit të Kaninës Astrit Aliajt.

Aliaj makinën ja kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi 24 vjeç (mbiemër të ndërruar) ndërkohë që një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjeçari ka ndaluar, ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML, për fat të mirë 24 vjeçari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Todi Aliaj. Tre persona janë shoqëruar, që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja.

Astrit Aliaj ka qenë në burg për moskallëzim krimi një vit më parë, pas aksionit që u zhvilluar kundër kanabisit, ku u zbulua një serë në Kaninë.

‘Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shtetasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar. Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.