Bota

Atentati me dron ndaj Putinit/ Kreu i Dumës ruse kërkon “shkatërrimin e regjimit të Kievit”!

Kryetari i Dumës ruse thotë se sulmi i supozuar në Kremlin brenda natës është “një sulm ndaj Rusisë” dhe bëri thirrje për përdorimin e “armëve të afta për të ndaluar dhe shkatërruar regjimin terrorist të Kievit”.

Përmes një mesazhi në Telegram këtë pasdite, Vyacheslav Volodin tha se “nuk mund të ketë negociata” me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit të supozuar, në të cilin Kievi ka mohuar përfshirjen.

Sipas Volodin, “regjimi” i Kievit kërcënon sigurinë e “Rusisë, Evropës dhe të gjithë botës”.

Ai kritikoi gjithashtu vendimet e vendeve perëndimore për të furnizuar Ukrainën me armë.

Rusia thotë se dy dronë sulmuan Kremlinin në Moskë, përpjekje nga Ukraina për të vrarë presidentin Vladimir Putin.

Kremlini pretendoi se dy dronë ishin përdorur në sulmin e supozuar, por ata ishin çaktivizuar nga mbrojtja ruse, sipas BBC.

Putin nuk ishte në Kremlin në atë kohë dhe nuk pati dëme materiale në ndërtesa, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Pamjet e publikuara në mediat sociale ruse treguan tym mbi qendrën e Moskës. Ukraina nuk ka komentuar ende mbi akuzat.

Kremlini e quajti incidentin një “akt terrorist të planifikuar”.

“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit”, tha RIA.