Celebrities Showbiz

Atmosfera e Halloween-it ka pushtuar të gjithë VIP-at e “Dancing With The Stars”, ja si janë shndërruar ata…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me partnerët e tyre skenikë, na kanë dhuruar çaste magjike në tre episodet e para të “DWTS”, ku kujtojmë se i fundit i dedikohej Top Fest ndër vite.

Çifte të mrekullueshme, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa janë në rrugëtimin drejt finales, duket se konkurrentët e “Dancing With The Stars” absolutisht që do të dhurojnë show magjik mbrëmjen e sotme. Në një natë të dedikuar Halloween-it, konkurrentët e “DWTS” duket se do të sjellin kërcime të frikshme, ku muzika, kostumet dhe grimi do t’ju vijnë në ndihmë për të krijuar atmosferën perfekte të Halloween-it.

Kujtojmë se Top Albania Radio do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë ekskluzivisht përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram. Para pak minutash në faqen e Instagramit janë publikuar disa video ku shfaqen VIP-at duke u përgatitur apo edhe duke bërë shaka me njëri-tjetrin.

Gold Room
Julka dhe Silvester
Elona Duro
Genti dhe Emanuela