Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

Aty ku pyetja ‘po sikur’ gjen përgjigje!/”Biblioteka futuriste”, një ‘derë’ drejt pritshmërive…

Ky libër i Arben Dedjes, që rreket gjithmonë të mos bëhet i mërzitshëm, i referohet pritshmërisë. Kjo vepër është citim vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë, madje më e mundshme është të mos shkruhen kurrë, po ku i dihet?

Po sikur të zbulojmë thesarin e Ali Pashait në Tepelenë? Po sikur të dalim kampionë bote në futboll? Po sikur të hyjmë në Europë? Duhet edhe shkrimtari të ëndërrojë…

Po sikur dikush ta marrë pendën në dorë dhe, gjithsesi, ta shkruajë njërin nga këto libra? E pra, teksti për t’u vënë në të pasmen e kopertinës po e pret gati në këtë vëllim. Erashka është vërtet e gjerë: ese, studime historike e antropologjike, romane klasike, të verdha, thriller, letërsi fantastiko-shkencore, intervista, antologji, poezi të shqipëruara, të rizbuluara: një bibliotekë për t’u pasur zili…