Showbiz

Aurela Gaçe: “Dikur më shanin në rrugë për stilin tim”

Këngëtarja e famshme Aurela Gaçe është një ndër ato personazhe që gjithmonë i shpreh hapur mendimet e saj dhe gjithashtu nuk i frikësohet ndryshimit, për këtë gjë të gjithë e adhurojnë.

Pak orë më parë ajo ka publikuar një foto në historinë e Instagram-it që i përket 20 viteve më parë. Aurela është kthyer pas në kohë për të na treguar look-un e saj, stilin e flokëve, mënyrën e të veshurit si edhe grimin.

Këngëtarja ka pranuar se asokohe kritikohej dhe ofendohej në rrugë (pasi rrjetet sociale nuk ekzistonin) dhe se si ajo përballej me trysninë e madhe të mendjeve të ngushta.

Aurela Gaçe theksoi se tani, pas 20 vitesh ke lirinë t’i bësh ‘block’ dikujt që të shan pa u përballur me kritikat dhe negativitetin.

“Sot quhesh trendi. Atëherë quheshe e çmendur” -shtoi ajo duke na treguar sesa shumë kanë ndryshuar kohët.