Showbiz

Aurela Gaçe ka një koment për klipin e J-Lo dhe Maluma: “Duhet të ishin shqiptarë që të kishin sukses me fansat”

Rreth 3 ditë më parë Jennifer Lopez dhe Maluma publikuan bashkëpunimin e tyre “Pa Ti” që pritej me padurim nga publiku.

Sigurisht ajo që u komentua më së shumti krahas këngës ritmtike ishin format dhe energjia e Jennifer Lopez. Por, për këngëtaren tonë Aurela Gaçe diçka tjetër ka më shumë rëndësi se këto.

Nëpërmjet një statusi të bërë në Insta Story, këngëtarja shumë e dashur shqiptare ka vënë në dukje shikimet që ky projekt muzikor ka marrë këto 3 ditë dhe vë në pikëpyetje çdo gjë.

“3 ditë. 3 milionë e 500 veës ndërkohë subscribers në YouTube kanë 13.4 milionë. Ose këta skanë fansa ose s’dinë t’i blejnë ose duhet të kishin qenë shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh” -shkroi Aurela duke ironizuar situatën.

Ajo gjithashtu thekson se klikimet e këngëve shqiptare shpesh arrijnë 2 apo më shumë milionë shikime për 48 orë që vë në pikëpyetje fansat e artistëve por edhe numrin tonë të popullsisë.