Showbiz

Autorja e “Hell’s Kitchen” zbulon përse vendosi ta transmetojë momentin kur Renato Mekolli ofendon konkurrenten

Olsa Muhameti ishte gjithashtu pjesë e Live From Tirana për të sqaruar të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio situatën e krijuar nga episodi i kaluar i “Hell’s Kitchen”.

Nëse ende nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, javën e kaluar gjatë një momenti tensioni, shef Renato ofendoi një ndër konkurrentet e “Hell’s Kitchen” duke e quajtur qorre pasi kjo e fundit kishte harruar pa hequr disa fara nga produkti me të cilin realizoi pjatën.

Erkiada e cila mban syze optike u prek nga fjalët e Renatos duke i thënë se ky ofendim është i patolerueshëm. Olsa Muhameti, autorja e spektaklit u shpreh se këtë moment vendosi të mos e presë në montazh pasi ka një mesazh të fshehur.

“Mund ta kisha hequr fare gjatë montazhit. Jam menduar shumë dhe vendosa ta transmetoj këtë moment kaq të komentuar. Jo sepse po kërkonim klikime apo vëmendje por duhet të kuptoni se “Hell’s Kitchen” është një show, jo një reality dhe pikërisht ky moment ka një mesazh të fshehur. Po ta shikoni me vëmendje videon do të kuptoni se ne në fakt flasim kundër bullizmit, nuk e mbështesim atë.” -tha Olsa Muhameti.