Celebrities Showbiz

Babai i Britney Spears ka një shqetësim të fundit lidhur me kujdestarinë e të bijës!

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht. Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Fati i kujdestarisë do të përcaktohet në një seancë dëgjimore më 12 nëntor.

Ekipi i këngëtares Britney Spears dëshiron të sigurohet që ajo të jetë e përgatitur për sukses në rast se kujdestaria e saj përfundon këtë vit. Por babai dhe ish-kujdestari i saj, Jamie Spears, vazhdon të shqetësohet për diçka pas fundit të kujdestarisë. Një burim për “Page Six” tha se Jamie është i shqetësuar se si Britney do ta përballojë të qenit e vetme për herë të parë pas 13 vjetësh. Burimi u shpreh:

Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e Jamie se Britney do të përballet me sfida nëse kujdestaria merr fund dhe se ajo nuk do të dijë t’i përballojë ato siç duhet.

Nga ana tjetër, një burim pranë këngëtares tha se:

Jamie flet sikur Britney do të hidhet tek ujqërit dhe pritet të kujdeset për veten pa ndonjë ndihmë, por ajo ka një sistem të fortë mbështetës rreth saj, përfshirë të fejuarin e saj të ri, Sam Asghari.

Rikujtojmë se, avokatja e babait të Britney Spears beson se vendimi për ta pezulluar atë si kujdestar të vajzës së tij, është një ‘humbje’ për yllin e popit. Në një deklaratë pas vendimit të së mërkurës, ku atij iu hoq e drejta e kujdestarisë që kishte prej vitesh tashmë, avokatja Vivien Thoreen tha se ai do të vazhdojë të “kujdeset për interesat më të mira të vajzës së tij” pavarësisht pezullimit nga kjo e drejtë.

Së fundmi, ish-i dashuri i Britney Spears ka reaguar në lidhje me suksesin e saj për të shpëtuar nga kujdestaria e babait për vite me radhë. Gjykatësja e kësaj çështjeje mori një vendim duke pezulluar Jamie Spears, si kontrollues i pasurisë dhe jetës së ylllit të pop-it.

Avokati i  Kevin Federline u shpreh për buletinin kryesor të kësaj jave për “People” se fitorja e Britney-t në gjyq për çështjen e kujdestarisë i jep prioritet tashmë dy djemve të saj, Preston,16 vjeç dhe Jayden James,15 vjeç për të marrë pak kohë pushim nga periudha e errët që kaluan dhe ta kompensojnë kohën e humbur pranë mamasë së tyre.