Celebrities Live From Tirana Showbiz

Banori i “Big Brother VIP 3” që kryeson këtë javë me ndjekësit që ka fituar në Instagram…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 444 në 445 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1.2K ndjekës duke shkuar në 47.5 mijë.

Bardhi është rritur me plot 12 mijë, duke shkuar nga 300 në 312 mijë ndjekës. Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 3.3 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 17 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 111 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 2K dhe tani numëron 324 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kjo e fundit ka shtuar 1 mijë, ndërsa Roza nuk ka ndryshuar duke numëruar sërish 827K.

Ndërkohë, një rritje prej 3 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 249 në 252 mijë. Sa i përket tre prej banorëve që janë futur së fundmi në shtëpi, Julia, Sara Karaj dhe Silvi, ata kanë fituar përkatësisht; Julia 1545 mijë, Sara 10 mijë, ndërsa Silvi nuk ka ndryshuar.