Aktualitet Politikë

Basha i përgjigjet ashpër Metës/ Presidenti dhe njerëzit e tij të qendrojnë larg selisë blu, trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh

Partia Demokratike ka dalë më një reagim pas deklaratës së mbrëmshme të presidentit Ilir Meta për protestën e 8 dhjetorit.

Në reagimin e PD, thuhet se Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. PD thekson se ndërhyrja e Presidentit, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh.

 Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

 Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

 Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane, thuhet në reagimin e PD.

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta komentoi për herë të parë protestën e dhunshme të zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin televiziv në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dështimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës,”- tha mes tjerash presidenti Ilir Meta.