Aktualitet Politikë

Basha e kap sërish me “Trekëndëshin e Bermudës”, do t’i bien brinjët një e nga një!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në konferencën për mediat nga selia e PD i ka adresuar një mesazh kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, të cilët i ka konsideruar edhe brinjët e trekëndëshit të Bermudës.

“Edi Ramës i them që na ke patur dhe do na kesh përballë deri ditën e fundit në atë karrige të uzurpuar në 25 prill, për të cilën do punojmë të vijë një orë e më parë, me të gjitha format dhe mënyrat, me aksionin tonë parlamentar, me vënien para ligjit, dënimin e çdokujt që futi duart në masakrën zgjedhore të 25 prillit, por natyrisht edhe me me të gjitha format dhe mënyrat bashkë me shoqërinë shqiptare, marrja me vete e së cilës është misioni numër 1 i Kuvendit të 18 dhjetorit.

Sali Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve, me tragjikomendinë tënde, me gjithë kthyerjen tënde në një tub respirator për Ramën dhe bashkimbuzukët e tij nuk ia ke dalë, përveçse të bëhesh qesharak në një moment kur të takonte të hiqeshe menjëanë për të mbajtur respektin minimal të demokratëve që kanë sakrifikuar gjithçka dhe mbi sakrificën e të cilëve kë shkelur dhe vazhdon të shkelësh pa turp.

Dhe pjesëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës politike, oligarkike dhe të krimit të organizuar ju them se nuk keni asnjë shans ta mbani Shqipërinë kështu siç e doni, pa demokaci, pa zgjedhje, pa media të lira, me njerëz gojëmbyllur, pa ekonomi, pa Gjykata, pa polici funksionale, pa prokurori. Nuk keni asnjë shans ju që jeni pasuruar duke vjedhur miliardat e popullit të varfër të Europës. Kjo status quo do të përmbyset, PD do ta përmbysë. Një nga një brinjët do t’ju bien. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij”, tha Basha.